LAJMI I FUNDIT:

Google ndihmon Japoninë me Person Finder

Google ndihmon Japoninë me Person Finder

Vendimi i kompanisë Google për të reaguar shpejtë ndaj tërmetit në Japoni, nuk është një gjë e zakonshme të cilën mund ta presim nga një biznes i zakonshëm. Më saktë, kjo është diçka që mund ta bëjë vetëm një gjigant i kërkimit në internet, si puna e kompanisë Google.

Në vend se të rrijë anash dhe të vështrojë situatën nga larg, gjiganti i internetit, kompania Google ka krijuar një vegël e cila u mundëson njerëzve të brengosur për jetët e miqve dhe familjarëve, t’i kërkojnë ata me emër e mbiemër dhe të mësojnë më shumë për ta, edhe pas tragjedisë natyrore e cila e ka prekur këtë vend.

Për momentin, në këtë shërbim të ri të ofruar nga Google janë vetëm disa mijëra njerëz të regjistruar, mirëpo megjithatë kjo do tu ndihmojë njerëzve të prekur nga tërmeti në Japoni t’i gjejnë më të dashurit e tyre, pasi që rrjeti telefonik ka dal jashtë funksionit në këtë vend.

Mirëpo, Google shpreson se Person Finder nuk do të përdoret edhe aq gjatë, pasi që të gjithë shpresojmë që gjendja atje të rregullohet. / Telegrafi /