Andre Gomes ka shënuar një gol të bukur ndaj Meksikës.

Portugalia dhe Meksika po luajnë mes vete në kuadër të Kupës së Konfederatave "Rusia 2017", ku edhe u shënua një gol i bukur.


Ishte mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, i cili shënoi një gol të bukur me gjysmë-volej në minutën e 21 për epërsinë 1-0.

gjyqtari 1

Megjithatë, festa e golit iu ndërpre në gjysmë kombëtares portugeze pasi gjyqtari kryesor u lajmërua nga gjyqtarët ndihmës apo teknologjia “VAR” dhe anuloi këtë gol.

Anulimi i këtij goli erdhi për arsye se mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, kishte qenë më herët në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5r3kv9_pepe-cancelled-goal-hd-portugal-vs-mexico-18-06-2017-hd_sport

telegrafi sport app