Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka bërë të ditur së fundmi se ka vizituar vendin e shenjtë, Medinën.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.


Ai thekson se hera e fundit kur ka qenë në Medinë ishte në vitin 2020 dhe asokohe ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

foto Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Zoti im. E di që nuk mundem e as nuk di të falenderohem sa e meriton Ti o Fuqiplotë, por ti e di që veç Ty të adhuroj dhe veç prej Teje ndihmë e falje kërkoj. Herën e fundit që isha në këtë vend të bekuar në Janar 2020 isha i pa martuar e pa fëmijë, e tash kur erdha nanën e lash me nusen e me dy fëmijë si drita. Veç kjo mirësi e tregon atë që e thash më lart që nuk di të falenderohem sa e meriton. Na bëj rob falenderues dhe na mundëso që ta shijojmë Xhenetin tënd, atë që Ti e ke premtuar për besimtarët. O Zot mos më ndëshko, për ç’farë thuhet për mua. Më bëj më të mirë, sesa mendojnë për mua dhe, më falë për (mëkatet) që nuk i dinë për mua. Medine 29 Janar 2023”. /Telegrafi/