Tragjedia e ndodhur ditën e djeshme (26 nëntor), ka tronditur mbarë popullin shqiptar.

Të prekur nga kjo ngjarje e rëndë kanë ngelur edhe shumë prej fytyrave publike, ku një pjesë e madhe e tyre filluan me aksione humanitare në ndihmë të të prekurve.


Ndër ta ishte edhe reperi Gold AG, i cili menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, konkretisht në Komunën e Thumanës – aty ku dëmet ishin shumë të mëdha.

gold1 1 Gold AG (Foto: Instagram)

Megjithatë, projekti i reperit Arian Agushi i cili pritej të publikohet më 28 Nëntor do të shtyhet për një datë tjetër për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë.

"Për shkak të tragjedisë që e goditi Shqipërinë Nanë, kënga Adem Jashari nuk do të publikohet nesër", ka shkruar reperi në njoftimin e tij në rrjetin social, Instagram.

arianagushi 75256806 3144984622258371 5558256085761092792 n Gold AG shtyn publikimin e këngës së re (Foto: Instagram)

Përndryshe, edhe sot është duke vazhduar grumbullimi i ndihmave nëpër komunat e Kosovës, të cilat pritet të nisen për në Shqipëri. /Telegrafi/