LAJMI I FUNDIT:

Gold AG i reagon Qëndrim Gashit, pasi ambasadori shpërndau karikaturën e profetit Muhamed

Gold AG i reagon Qëndrim Gashit, pasi ambasadori shpërndau karikaturën e profetit Muhamed

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka qenë cak i reagimeve të shumta së fundmi në lidhje me një status që ai shpërndau në rrjetin social Twitter.

Bëhet fjalë për një karikaturë të profetit Muhamet (kliko KËTU për ta parë foton) – gjë për të cilën ai ka marrë kritika të panumërta, përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ndaj një gjesti të tillë nuk qëndroi heshtur as reperi i njohur i skenës, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.


Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i cili ndër vite ka dëshmuar se është një mysliman i devotshëm dhe ka realizuar shumë këngë me motive fetare, ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke mos hezituar ta quajë edhe “gomar” ambasadorin aktual.

Reagime të shumta në Kosovë pasi ambasadori Gashi shpërndau karikaturën e Profetit Muhamed
Lexo po ashtu Reagime të shumta në Kosovë pasi ambasadori Gashi shpërndau karikaturën e Profetit Muhamed

“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

Foto: Gold AG/InstaStory

Lidhur me ngjarjen e shumë komentuar të gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga vet Ministri Gashi apo MPJ. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori