Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag më parë ka kurorëzuar dashurinë me bukuroshen Ermira Shkodra.

Pa dhënë detaje të hollësishme, dyshja vetëm janë parë me veshje martesore, pa u cituar nëse kanë festuar.


Ishte bashkëshortja e tij, ajo që fillimisht kishte publikuar një imazh e rregulluar, teksa mbante një duvak në kokë.

sellmakasumoviq 105939346 569872307293743 8669020941456706736 n e1593091247545 1 Foto: Sellma/Instastory

Gjatë ditës së sotme (e premte), edhe rep-artisti me prejardhje nga Presheva, Gold Ag ka shpërndarë një fotografi, me një mesazh të ëmbël për të.

“Ti më be bërë komplet, e të ruaj e kam nga Zoti amanet”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ndonëse kanë realizuar fotosesion, nuk i dihet ende nëse çifti ka bërë dasmë, apo kanë celebruar martesën. /Telegrafi/