Reperi i njohur Gold AG dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi, kanë publikuar bashkëpunimin e tij më të ri.

"Jam Gjakova" titullohet kënga e tyre e re, e cila është me motive patriotike.


Kënga është një dedikim për qytetin e Gjakovës, kjo pasi këngëtari Jetishi, i njohur më shumë si Xeni, është me prejardhje nga ky qytet.

gold2 1

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa orkestrimi është bërë nga Rrahman Kryeziu.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer kryesisht në Gjakovë.

Dyshja janë shumë të pëlqyer për muzikën e tyre, ndërsa vazhdojnë të jenë mjaft aktivë me projekte të shumta.

Përndryshe, ata nuk mungojnë edhe në koncerte e mbrëmje të shumta, gjersa do të kemi mundësinë t'i shohim edhe në shumë prej programeve festive. /Telegrafi/