Gol i hershëm nga Atletico, realizon Diego Costa

256:"MADRID, SPAIN - MAY 03: Diego Costa of Atletico Madrid during the UEFA Europa League Semi Final second leg match between Atletico Madrid and Arsenal FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images) 12:"Getty Images
Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.
Los Rojiblancos kanë shënuar një gol të hershëm ndaj rivalit lokal.
Ishte sulmuesi Diego Costa që shkoi përpara dhe bëri një goditje nga një pozitë e vështirë, me ç'rast topi u ndal në rrjet (1').
https://www.dailymotion.com/video/x6s1u3j
Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Talinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.
Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.
Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.
Pritet të shihet nëse Atletico do ta fitojë Sueprkupën, apo do ta mbrojnë Mbretërit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































