LAJMI I FUNDIT:

Gol i bukur me ‘rabona’, Hazard jep shenja për rikthim pasi i ka kushtuar Realit 72 mijë euro për minutë loje

Gol i bukur me ‘rabona’, Hazard jep shenja për rikthim pasi i ka kushtuar Realit 72 mijë euro për minutë loje

Eden Hazard ka dhënë shenja se po kthehet në formën e tij të mirë, duke shënuar një gol të bukur në stilin ‘rabona’ gjatë seancës stërvitore me Real Madridin.

Bashkëlojtarët e tij janë akoma në pritje që ta shohin belgun në formën e tij, duke qenë se diçka e tillë akoma nuk ka ndodhur prej se luan në Spanjë.

Mesfushori ofensiv nuk mund të luajë akoma për shkak të lëndimit, megjithatë ka paralajmëruar se mund të rikthehet pas Vitit të Ri në mënyrë sensacionale.


29-vjeçari ka shënuar një gol të bukur në stilin ‘rabona’ duke e lënë të shtangur portierin dhe natyrisht se ka marrë lëvdata nga tifozët e Los Blancos në rrjetet sociale.

Hazard i ka kushtuar Realit 72.000 euro për çdo minutë q ë ka luajtur, pasi ka zhvilluar vetëm 26 ndeshje dhe ka shënuar vetëm tre gola prej se është transferuar në Madrid.

Lëndimi i fundit është problemi i nëntë i veçuar i belgut me lëndime që e ka pësuar prej se luan për Realin.

Sa për krahasim, gjatë qëndrimin shtatëvjeçar te Chelsea, ai kishte munguar vetëm 20 ndeshje si pasojë e lëndimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori