Goditja fantastike e Xhakës dhe pritja e mrekullueshme e Schmeichel që me ndihmën e shtyllës ia mohoi një gol të bukur

271:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Granit Xhaka of Switzerland scores his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images) 12:"Getty Images
Zvicra pësoi humbje minimale (1-0) nga Danimarka, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D kualifikues për 'Euro 2020'.
Në këtë takim nga minuta e parë luajtën dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, ndërsa pikërisht këta dy lojtarë i patën rastet më të mirë për Helvetikët në fraksionin e parë.
Porse për t'u përmendur është rasti që e krijoi mesfushori i Arsenalit me një goditje fantastike nga largësia.
Pas një goditje nga këndi në minutën e 15-të, topi shkoi drejt Xhakës që ndodhej jashtë zonës. Ai shmangu për mrekulli një lojtar kundërshtar dhe goditi fuqishëm drejt portës me këmbën e majtë.
Mirëpo, edhe intervenimi i Kasper Schmeichel ishte i mrekullueshëm dhe topi u përplas në transversale duke mos përfunduar në rrjetë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































