Goditi me makinë 13-vjeçaren dhe iku, policia në kërkim të shoferit nga Gostivari

Goditet me makinë një këmbësor në Gostivar Goditet me makinë një këmbësor në Gostivar
SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2026) në ora 12:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën "Pavle Avramoski" në Gostivar, një automjet ka goditur një 13-vjeçare të mitur nga Gostivari, pas së cilës shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Në aksident ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit".
"Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e ekipit inspektues të DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































