LAJMI I FUNDIT:

Goditet nga rryma një person në Prishtinë

Goditet nga rryma një person në Prishtinë

E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i goditur nga rryma sot në Prishtinë, është dërguar në QKUK.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë për Telegrafin, Agron Borovci zëdhënës i policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it. /Telegrafi/


—-

Një person është goditur nga rryma sot në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Telegrafi mëson se viktima ka qenë duke punuar dhe pastaj ka rënë në kontakt me rrymën.

I njëjti është transportuar për në QKUK, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe njësitet e KEDS-it. /Telegrafi/