Një këmbësor ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 08:30 pasi është goditur nga veturë në rrugën “Vicianum”, në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Vicianum’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.