Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij, veturën e zyrtare të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:03, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij dhe automjetin zyrtar të PK-së me çrast është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































