GM restauroi këtë Chevrolet Sedan "të harruar" të viteve '90 dhe e shiti për 80,000 dollarë

Si pjesë e festimeve për 100-vjetorin, General Motors ka lansuar në Brazil programin Chevrolet Vintage, i cili synon restaurimin e modeleve klasike të prodhuara lokalisht për qëllime bamirësie.
Projekti i parë ishte një Chevrolet Omega CD i vitit 1994, i restauruar plotësisht sipas standardeve të fabrikës.
Automjeti u shit në ankand për rreth 80 mijë dollarë amerikanë - ose afërsisht 73,000 euro.
- YouTube www.youtube.com
GM e cilëson Omega-n si një nga makinat më luksoze të prodhuara ndonjëherë në Brazil, duke ofruar teknologji të avancuar për fillimin e viteve ’90.
Restaurimi përfshiu çmontim të plotë, përdorimin e pjesëve origjinale dhe testime dinamike në pistat e GM-së.
Ky model është i pari në një seri rikthimesh klasike, ku pritet të përfshihen edhe Opala, Monza, Kadett GSi dhe Chevrolet S10. /Telegrafi/









































