LAJMI I FUNDIT:

​GLPS: Gjykatat nuk kanë treguar efikasitet me lëndët korruptive

​GLPS: Gjykatat nuk kanë treguar efikasitet me lëndët korruptive

Gjykatat e Kosovës kanë treguar efikasitet të dobët në trajtimin e lëndëve të natyrës korruptive. Kështu thuhet në raportin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike me temë “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Sipas po të njëjtit raport, pandemia COVID-19 e ka goditur sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se puna e gjykatave karakterizohet edhe me një parashkrim të një numri të madh të lëndëve.

“Pandemia COVID-19 ka goditur edhe sistemin e drejtësisë në Kosovës, ajo që ka shkaktuar është që është ndikuar drejtpërdrejtë në efikasitetin dhe intensitetin e punëve në këto institucione që të bie ndjeshëm dhe numri i lëndëve aktive nëpër gjykata është rritur. Së dyti kjo periudhë për të cilën po raportojmë karakterizohet edhe me parashkrim të një numri të madh të rasteve nëpër gjykatat e vendit raste këto të njohura si ‘Fondi 3 për qind’ ‘Feronikeli’, rasti ‘Arratisja nga QKUK’, dhe rasti ‘ Stenda3’. Kjo erdhi edhe si pasojë e mos trajtimit të këtyre rasteve me prioritet nga ana e gjykatave përkatëse, por edhe si rrjedhojë e mos mbajtjes së seancës gjyqësore gjatë periudhës së kufizimit të aktiviteteve gjyqësore si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19”, tha Hoxha-Zhuja.

Hulumtuesja në GLPS-së bazuar në raportin e “Drejtësia Sot”, ka thënë se Gjykatat Themelore në përgjithësi kanë treguar efikasitet të lartë sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Gjykata Themelore në nivel vendi sa i përket lëndëve të natyrës korruptive nuk ka treguar efikasitet të lartë në zgjidhjen e tyre, ngase numri i lëndëve në punë dhe lëndëve të zgjidhura janë në disproporcion të lartë. Sa i përket aktgjykimeve të marra nga gjykatat në nivel vendi për lëndët e natyrës korruptive vlen të theksohet se nga gjithsej 34 aktgjykime numri më i madh i tyre janë aktgjykime dënuese, respektivisht 24 nga to. Ndërsa, Gjykata e Apelit në fillim të periudhës raportuese ka trashëguar 15 lëndë, ndërkaq ka pranuar 35 lëndë të reja. Në këtë 6 mujor gjykata e njëjtë ka zgjidhur 23 lëndë, ndërsa 27 lëndë presin akoma verdiktin final. Për më tepër Gjykata Supreme si gjykata më e lartë e rregullt në territorin e Kosovës, ka arritur që të trajtojë gjithsej 5 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore dhe 1 ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë”, tha ajo.

Sipas saj Gjykatat Themelore kanë trashëguar 63 lëndë të krimit të organizuar nga viti i kaluar, dhe nga prilli deri në shtator të vitit 2020 kanë pranuar 4 lëndë të reja, ku prej tyre epilog kanë marrë vetëm 2 prej tyre.

Ajo po ashtu tha se Gjykata e Apelit ka treguar efikasitet të plotë në trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar.

“Lidhur me lëndët e krimit të organizuar, Drejtësia Sot ka gjetur se Gjykatat Themelore në nivel vendi kanë trashëguar në fillim të periudhës raportuese gjithsej 63 lëndë, ndërkaq kanë pranuar 4 lëndë të reja. Nga këto lëndë kanë arritur epilogun përfundimtar 2 lëndë, që i bie që aktive në nivel të vendit të jenë në total 65 lëndë. Ndërsa, Gjykata e Apelit, ka treguar efikastitet të plotë në trajtimin e këtyre lëndëve. Nga 2 lëndë të pranuara në muajin qershor, të njëjtat ka në marrë epilogun përfundimtar”, theksoi Hoxha-Zhuja.

Raporti i Drejtësia Sot ka theksuar se Gjykata Supreme e Kosovës gjatë kësaj periudhe të monitorimit ka trajtuar një lëndë të natyrës së shpërlarjes së parave, duke aprovuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të të dënuarve dhe duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, e duke e kthyer çështjen penale në gjykatë të shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.

Hulumtuesja nga GLPS duke u bazuar në raportin për “Performancën e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar” i ka renditur edhe disa nga shkeljet që kanë bërë gjykatat gjatë këtyre muajve të vëzhgimit.

Ajo ka përmendur që edhe Prokuroria bënë shkelje duke mos u dorëzuar të akuzuarve aktakuzën dhe materialet shoqëruese në gjuhën që ata flasin dhe e kuptojnë .

Grupit për Studime Juridike dhe Politike ka rekomanduar për Këshillin Gjyqësor të Kosovës që proceset për zgjedhjen e gjyqësorëve dhe stafit mbështetës të gjyqtarëve veçanërisht në Departamentin Special të Gjykatë Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit të jenë sa më transparent, pastaj ka ftuar KGJK që të ndërmarrën masa specifike ndaj gjyqtarëve të përfshirë në nxjerrjen e aktygjykimeve që përmbajnë shkelje të ligjit. E për Këshillin Prokurorial të Kosovës GLPS ka rekomanduar që të rris transparencën, respektimin e parimit të barazive para ligjit dhje sigurisë juridike gjatë proceseve të emërimit të personave në poste kyçe në organet e Prokurorisë. KPK është ftuar që të ndërmarrë masa dispilinore ndaj prokurorëve që nuk tregojnë efikasitet në ngritjen dhe përfaqësimin e aktakuzave pranë gjykatave./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori