Nga: Philippe Delerm
Përktheu: Dashnor Kokonozi
Është e vetmja që ia vlen. Të tjerat, gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më bajate nuk të japin veçse një trashje të zbarët të gjuhës, ndjesinë e teprisë së shpërdorur. Asaj të fundit, mbase për shkak të zhgënjimit që po mbaron, i kthehet njëfarësoj këndella…
Po, gllënjka e parë! Gllënjkë? Fillon shumë më parë se të mbërrijë në grykë. E ndjen tashmë që në buzë atë ar shkumëzues, pastaj i vjen radha freskisë që shtohet nga bulëzat dhe ngadalë kënaqësia shtrihet në qiellzën që vishet me një hidhëti të zbutur.
Sa e gjatë duket gllënjka e parë! E pimë me një etje gjoja të vetvetishme. Në të vërtetë gjithçka është paracaktuar: sasia, nuk është as e madhe dhe as më pak sa duhet, është aq sa kërkon një fillesë ideale; kënaqësia, e menjëhershme dhe përfundon me një psherëtimë, me një kërcitje të gjuhës ose me heshtje, siç e do rasti, ndjenja tinëzare e një kënaqësie të pafund …
E në të njëjtën kohë e dimë si është puna. Çka është më e mira, e kemi marrë tashmë.
Ulim gotën, madje e shtyjmë pak tutje mbi kartonin katror. Shijojmë ngjyrën, mjaltë i rremë, diell i ftohtë. Nëpërmjet një rituali të mirëpeshuar e pa u ngutur duam të zotërojmë mrekullinë që në të njëjtën kohë ndodhi dhe iku. Me kënaqësi lexojmë në anë të qelqit emrin e saktë të birrës që kemi porositur. Por, përmbajtësja dhe përmbajtja mund të pyesin a përgjigjen pafundësisht, veçse asgjë nuk do të shumëfishohet nga e para.
Do të donim të ruajmë sekretin e arit të kulluar dhe ta fshehim nëpër formula. Por, para tavolinës së vogël të bardhë të stërpikur nga dielli, alkimisti i zhgënjyer vetëm sa arrin të ruajë disi pamjen e jashtme dhe rrëkëllen gjithnjë e më tepër birrë me gjithnjë e më pak ëndje.
Është një kënaqësi e hidhur: pimë për të harruar gllënjkën e parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

Franca nuk lejon që piktura më e shtrenjtë mesjetare të dalë jashtë shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës