Gjyqtari në Bundesliga nokautohet pas një gjuajtje me top, nuk mund ta vazhdojë ndeshjen dhe u desh të zëvendësohej

Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Kolnit në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës është ndërprerë pasi gjyqtari ndihmës Thorben Siewer ka mbetur i shtrirë dhe i pa lëvizshëm.
Thorben Siewber mbeti i shtrirë në tokë, pasi u godit fuqishëm në kokë me top nga Max Finkgrafe i Koln.
Atij iu dha ndihma mjekësore, por dukej se situata nuk ishte aspak e mirë dhe takimi u ndërpre derisa iu dha ndihma.
Pak më vonë ndeshja rifilloi dhe pushimi zgjati plot shtatë minuta. Rezultati aktual është 1:1 pas pjesës së parë, ndërsa ndeshja u zgjatë për 15 minuta pasi u desh të kompensohet koha e mbetur.
Shtojmë se gjyqtari Siewber edhe pse mori ndihmën e nevojshme mjekësore, nuk mundi të vazhdonte ndeshjen, ndaj u zëvendësua nga gjyqtari i katërt i ndeshjes, Nicolas Winter. /Telegrafi/



































