LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari ‘harron’ rolin e tij: Kërkon autograf nga Messi dhe përfundon në telashe të mëdha

Gjyqtari ‘harron’ rolin e tij: Kërkon autograf nga Messi dhe përfundon në telashe të mëdha

CONCACAF ka njoftuar se ka ndëshkuar gjyqtarin Marco Antonio Ortiz Nava, pasi ai kërkoi një autograf nga Lionel Messi pas fitores së Inter Miamit ndaj Sporting Kansas City në garën e CONCACAF Champions Cup, të mërkurën në Children’s Mercy Park në Kansas City. 

Pas një fitore me rezultat 1-0 për Inter Miamin, gol ky që u shënua nga vetë argjentinasi, raportohet se gjyqtari iu afrua Messit dhe kërkoi fanellën e tij. Megjithatë, tani është zbuluar se Ortiz Nava në fakt kërkoi një autograf për një anëtar të familjes me nevoja të veçanta. 

Veprimi i tij u konsiderua i kundërt me kodin e sjelljes për zyrtarët e CONCACAF. 


“CONCACAF është në dijeni të ndërveprimit që ndodhi midis gjyqtarit Marco Antonio Ortiz Nava dhe lojtarit Lionel Messi menjëherë pas fundit të ndeshjes së CONCACAF Champions Cup mesSporting Kansas City dhe Inter Miami CF”. 

“Pas hetimit, CONCACAF zbuloi se gjyqtari iu afrua lojtarit për të kërkuar një autograf për një anëtar të familjes me nevoja të veçanta.” 

“Sjellja e gjyqtarit nuk përputhet me Kodin e Sjelljes së Konfederatës për zyrtarët e ndeshjeve dhe proceset ekzistuese për këto lloj kërkesash”. 

 “Gjyqtari ka pranuar gabimin e tij, ka kërkuar falje për incidentin dhe ka pranuar masat disiplinore që CONCACAF ka zbatuar”, ka thënë një zyrtar i CONCACAF. 

Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori
Lexo po ashtu Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

Sporting Kansas City bëri një deklaratë, duke treguar se i njoftuan si MLS ashtu edhe CONCACAF për situatën pasi mësuan për kërkesën e gjyqtarit. 

“Ne i njoftuam CONCACAF dhe Major League Soccer për incidentin pas ndeshjes kundër Inter Miamit të mërkurën. Presim një shqyrtim më të hollësishëm të çështjes dhe veprimet që do të ndërmarrë CONCACAF”, ka thënë skuadra amerikane. 

CONCACAF nuk ka bërë të njohura detajet e masës disiplinore që është vendosur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori