LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi për “Llaskarcën” vazhdoi me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve

Gjyqi për “Llaskarcën” vazhdoi me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve

Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore.

Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve.

Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale.


Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori