LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi për drejtimin e PD-së, Gjykata e Lartë rikthen çështjen në Apel, me trup të ri gjykues

Gjyqi për drejtimin e PD-së, Gjykata e Lartë rikthen çështjen në Apel, me trup të ri gjykues

Beteja se kush e drejton Partisë Demokratike, Lulzim Basha apo Sali Berisha nuk ka marrë ende fund.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e partisë më të madhe opozitare në vend. Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit të cilët në datën 3 mars të këtij viti, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë.

Thënë ndryshe, Gjykata e Lartë e detyron Apelin që të marrë një vendim, nëse qëndrimi i Agron Zhukrit, i cili ia dha vulën Sali Berishës është i drejtë apo i gabuar. Pra është Gjykata e Apelit, ajo që duhet të thotë fjalën e fundit, se kujt i takon vula e PD-së, Sali Berishës apo i Lulzim Bashës, e jo ta kthente çështjen në shkallën e parë.


“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Gjyqi për vulën e PD-së, mbështetësit e Berishës protestë para Gjykatës së Lartë
Lexo po ashtu Gjyqi për vulën e PD-së, mbështetësit e Berishës protestë para Gjykatës së Lartë

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.

Ditën e sotme, gjatë kohës kur Gjykata E lartë ishte mbledhur për të marrë një vejndin, Sali Berisha doli në protest, ku hodhi akuza në drejtim të tyre duke i cilësuar si institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori