LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Lajmet në kohë reale

Përfundon dita e dytë e gjykimit – mbrojtja dhe të akuzuarit hedhin poshtë akuzat e prokurorisë

Përditesuar 04/04/2023 10:00

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse.


Kryetari i trupit gjykues, tha se seanca tjetër gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Krasniqit.

“Këtu mbyllet seanca e sotme publike. Do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së z. Krasniqi”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Më poshtë gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:

-Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe tha se klienti i tij nuk ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në dhe se nuk ka pasur mundësi që t’i parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona.

-Kehoe gjithashtu zbuloi një bisedë që Thaçi e kishte zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati tjetër i Thaçit, Luka Misetiç para trupit gjykues publikoi disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shume qytetarë në Kosovë, dhe duke kërkuar që të ulen tensionet e të mos ketë më konflikte mes qytetarëve.

-Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u deklarua i pafajshëm.

-Ai gjithashtu u shpreh se i vjen keq që në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Rugova, Demaçi e shumë figura të tjera.

-Mbrojtja e Kadri Veselit tha se prokuroria nuk ka asnjë provë që klienti i tij ka kryer krime.

-Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar

-Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 16:28:09" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 16:28" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 16:28

Avokati i Selimit: Nuk qëndrojnë pretendimet e ZPS-së për UÇK-në

Në Hagë po vazhdon të mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Aktualisht deklaratat hyrëse është duke i paraqitur avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts.


Roberts tha se pretendimet e Prokurorisë rreth UÇK-së, nuk qëndrojnë.

“Nuk ka pasur strukturë për grupet e formuara, e as hierarki që prokuroria supozon. Nuk ka pasur pasoja për individët që largoheshin nga fushëbeteja, e ktheheshin pas një jave apo më vonë”, tha Roberts.

Ai shtoi se “ky është konteksti real që ZPS-ja nuk dëshiron t’ua bëjë me dije”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 16:06:41" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 16:06" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 16:06

Selimi përmend masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë: Fëmijët u vranë në gjirin e nënës

Ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi i cili po gjykohet në Hagë, ka thënë se pret që bashkë me të akuzuarit e tjerë të shpallen të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.


Ai ka bërë një deklaratë pa betim para trupit gjykues në Hagë, ku sërish ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me krimet e pretenduara.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, ka thënë Selimi.

Ai tutje ka përmendur disa nga masakrat që forcat serbe i kanë kryer në Kosovë, ndërsa ka thënë se fëmijët janë vrarë edhe në gjirin e nënës.

“E nëse flasim për krime, le të flasim për krimet që në të vërtetë kanë ndodhur. Të flasim për të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Le të flasin për masakrën e Reçakut, Mejës, Poklekut, Izbicës, Krushës apo edhe qindra masakra të tjera ku janë vrarë fëmijët edhe në gjirin e nënës”.

Selimi tutje ka përmendur edhe vrasjet e shqiptarëve, dëbimet me dhunë, dhunimet e djegiet e shtëpive nga serbët.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri, ndërkohë dhuna agresive dhe shtypja vazhdonte kundër popullatës në Kosovë. Serbia kreu qindra masakra ku siç të gjithë e dinë, vrau mbi 12 mijë shqiptarë pa kursyer gra, pleq e fëmijë e të sëmurë”.

“Përveç vrasjeve, forcat serbe dhunuan mijëra vajza e gra të pambrojtura shqiptare. Ata dogjën me qindra e mijëra shtëpi. Dëbuan me dhunë më shumë se gjysmën e popullatës e ne nuk iu përgjigjëm në të njëjtën formë Serbisë”, është shprehur mes tjerash ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 15:55:14" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 15:55" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 15:55

Selimi: Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë, por ishte domosdoshmëri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi është deklaruar para trupit gjykues,duke treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-ta.


Selimi ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e përpiluar pa fakte dhe argumente, transmeton Telegrafi.

“Ka dy vite e gjysmë që jam njoftuar për ngritjen e aktakuzave, të cilën nuk e prisja. Natyrisht tani ja ku jemi, e konsiderojmë si të përpiluar pa fakte dhe argumente, prandaj sërish deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë.

Në vitet e 90-ta, isha student, si kudo në Kosovë edhe në Universitet u ushtrua dhunë, më kujtohet kur na dëbuan nga konviktet, më 16 mars 1999 shihje forcat serbe që nuk linin studentët askund në fakultete, shqiptarët u larguan nga puna e kudo tjetër. U mbyllë televizioni shqiptar, dhuna përshkallëzohej”, u shpreh ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 15:47:29" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 15:47" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 15:47

Mbrojtja e Veselit: Disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK

Ben Emmerson, avokat mbrojtës i Kadri Veselit, ka thënë se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për qëllime politike.


Në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Emmerson ka deklaruar se disa të tjerë janë distancuar nga zhvillimet e viteve të luftës “pasi ishin tejet të dyshimta”.

“25 vjet pas traumës dhe masakrave dhe trazirave të shkaktuara, Kosova vijon të jetë vend ku gëlon thashetheme, ku qarkullojnë zëra, pretendime dhe kundërpretendime… Elemente të kësaj kulture ka shekuj, por vijojnë edhe kësaj dite”, ka thënë avokati.

“Disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK shpesh për qëllime të aktualitetit politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet, sepse e kanë ditur se disa prej veprimeve të tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit, UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur.

“Në një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejt në pranverën e vitit 98 dhe që përbehej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur, u bënë orvatje që UÇK-ja të paraqitet si një gjë më e organizuar, më e unifikuar dhe më efektive”, është shprehur avokati i Veselit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 15:18:28" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 15:18" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 15:18

Avokati Emmerson: Prokuroria nuk ka asnjë provë që Veseli ka kryer krime

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit në Hagë, ka nisur me deklaratën e tij hyrëse.


Emmerson ka hedhur poshtë akuzat ndaj Veselit, duke thënë se roli i tij ka qenë i qartë gjatë kohës së luftës, dhe se nuk ka nxitur asnjëherë ndonjë krim, transmeton Telegrafi.

“Askush në vitin 1998 nuk mund të parashikonte se kur NATO do të arrinte pikën dhe do të ishin të gatshme për të ndërhyrë kundër Serbisë, për të parandaluar edhe një gjenocid sikur ai në Bosnjë, e as Veseli. Sepse roli i tij ishte të lidhte me shërbimin informative, që mbanin në vëzhgim situatën në Kosovë. Ju e dini se periudha e konfliktit të armatosur duhet ndarë në tri faza.

Serbët sulmuan në pranverë gjithë popullatën civile. E, pastaj operacioni tjetër duke hy në shtëpi dhe duke vrarë njerëz. Aso kohe nuk kishte një funksion të brendshëm të zbulimit. Periudha e dytë ishte midis vjeshtës të vitit 1998, ku pati organizime dhe Veseli u emëru si shef zbulimi. Sapo Veseli u emërua shef i zbulimit ai u largua nga Kosova, dhe u vendos jashtë vendi duke mbajtur lidhje. Funksioni i tij është i dukshëm në periudhë kohore”, ka thënë ai.

Reklama
Emmerson pohoi se fokusi i Veselit ishte të mbante lidhje me organizata tjera.

“Ai nuk ishte i vendosur në malet e Berishës, ai ishte jashtë Kosovë për të dhënë kontribut jetik për Kosovën.

Asnjë prej dëshmitarëve nuk e ka parë Veselin të bëjë diçka të papërshtatshme. Nuk kanë asnjë provë që ai ka dhënë ndonjë nënshkrim për ndonjë krim apo çfarë do tjetër”, pohoi Emmerson

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 14:50:24" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 14:50" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 14:50

Nis sërish gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Pas një pauze një orëshe, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca ka nisur me deklarimet e mbrojtjes të Kadri Veselit, duke shpalosur materialet e tyre mbrojtëse.


Pas mbrojtjes, Veseli pritet të mbajë një fjalim. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 13:40:21" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 13:40" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 13:40

Specialja shkon në pauzë të dytë

Trupi gjykues së bashku me të akuzuarit kanë shkuar në pauzën e dytë.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi ka prezantuar materiale mbrojtëse, duke hedhur poshtë akuzat.


Ndërsa pasi kanë mbaruar fjalimet e tyre, Thaçi foli para gjykatësit, duke u shprehur se beson plotësisht se do të dal i pafajshëm dhe se UÇK nuk ka kryer krime.

“Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim. Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe ‘shtëpi të verdhë’. Tani e dimë unë, dhe populli jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi”, ka thënë Thaçi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 13:27:10" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 13:27" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 13:27

Thaçi: E gjithë bota e di, “shtëpia e verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në seancën gjyqësore në Hagë ka thënë se pret të shfajësohet nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai ka deklaruar se ‘shtëpia e verdhë’ nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Thaçi tutje ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer të dëshmitë sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta, transmeton Telegrafi.

“Kur raporti i Dicky Marty mbushi titujt e lajmeve me akuza të sajuara për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe nga unë, unë menjëherë kërkova nga bashkësia evropiane të bëjë një hetim të pavarur, bashkësia më tha se një gjykatë e veçantë ishte e nevojshme për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafikim organesh. Bota tani e dinë se si rezultat i procesit se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK dhe gjithë shqiptarët janë shfajësuar. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr”, tha mes tjerash ai.

Thaçi tha se kjo është gjykata e katërt që është intervistuar, dhe çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 13:14:48" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 13:14" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 13:14

Thaçi: Më vjen keq që në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar pretendimet e Prokurorisë.


Në fjalën e tij, ai ka thënë se i vjen keq që në këtë proces gjyqësor nuk mund të dëshmojnë për pafajësinë e tij disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që në këtë gjykatë të dëgjojmë dëshmitë e sekretares së shtetit, Medeleine Albright, sekretarit të jashtëm Holdbrooke, Demelio, presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj periudhe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai tutje është shprehur se ndjen keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat.

“Viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses në këtë rrugëtim. Rruga jonë drejt lirisë ishte shumë e vështirë. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u ktheva në Kosovë. Kushdo që do të ishte në vendin tonë do të kishte bërë gjënë e njëjtë”, ka deklaruar Thaçi.

“UÇK përbëhej nga njerëz të thjeshtë që përpiqeshin të mbronin familjet e tyre. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ata donin paqe. Lufta u imponua. Ata bënë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Kosova ishte në anën e drejt të historisë. Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë ku sundon ligji. Kosova është rrëfim suksesi”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 12:47:31" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 12:47" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 12:47

Thaçi në Hagë: Jam i pafajshëm, ndjej dhimbje për të gjitha viktimat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar sërish i pafajshëm në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.


Teksa i ka mohuar pretendimet e Prokurorisë, Thaçi ka thënë se ndjen keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat.

Ai gjithashtu është shprehur se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

“Sot po e nisim një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të kem sukses në këtë rrugëtim. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u kthyem nga atje në Kosovë”.

“Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, ku përmendej “trafikimi i organeve dhe shtëpia e verdhë”.

Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar gjykata në mënyrë që të largohet reja e zezë mbi Kosovën.

“Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe ‘shtëpi të verdhë’. Tani e dimë unë, dhe populli jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi”, ka thënë Thaçi.

“Kam besim se ky proces do të jete i drejtë dhe transparent”, ka shtuar ai.

Me fjalimin e Thaçit ka përfunduar edhe paraqitja e deklaratës hyrëse nga ekipi i tij mbrojtës.

Në pjesën tjetër të seancës, për 45 minuta do të flasin nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.

Ndërsa më vonë pritet që të flasë pa betim edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 11:57:31" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 11:57" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 11:57

Pauzë në gjykimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Në Hagë është ndërprerë seanca gjyqësore, pasi trupi gjykues vendosi për një orë pauzë.

Seanca e dytë gjyqësore kishte filluar rreth orës 09:00, ku mbrojtja e Thaçit ka vazhduar me publikimin e disa materialeve mbrojtëse.


Mbrojtja ka tri orë kohë për të paraqitur faktet e tyre.

Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit, në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës mohoi të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, avokati tha se Thaçi nuk ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në

“Nuk ka pasur strukturë komanduese dhe kontrolluese mbi UÇK-në nga Hashim Thaçi apo askush tjetër që ishte pjesë e delegacionit në Rambuje. Ai thjesht nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në. Nuk kishte as pushtetin përfundimtar mbi politikën në UÇK. Provat nga Rambujeja tregojnë se Hashim Thaçi nuk e kishte mundësinë që të parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona”, deklaroi Kehoe.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 11:48:53" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 11:48" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 11:48

Mbrojtja publikon video kur Thaçi në vitin 1999 bënte thirrje për paqe, dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova


Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi është duke vazhduar me paraqitjen e disa materialeve duke mbrojtur atë.

Avokatët e Thaçit, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale, që ai ka kryer krime gjatë vitit 1999.

Avokati Misetiç para trupit gjykues publikoi disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shume qytetarë në Kosovë, dhe duke kërkuar që të ulen tensionet dhe të mos ketë më konflikte mes qytetarëve.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të bashkohemi, ne duhet të respektojmë të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë. Duhet të jemi ata që nuk kanë marrë pjesë në masakra. Nuk do të lejojmë askënd që t’i mbrojë kriminelët. Ftoj serbët të mos ikin nga Kosova, të mos kenë frikë dhe ta ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të ndërtojmë një shoqëri demokratike së bashku.”, kishte thënë Thaçi në vitin 1999.

Mbrojtja e Thaçit është duke vazhduar me publikimin e disa fakteve, kjo pritet të zgjatë rreth tri orë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 10:59:17" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 10:59" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 10:59

“Unë e di se ti nuk e kontrollon UÇK-në”, avokati zbulon bisedën e Thaçit me Biden më 1999

Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit, ka zbuluar një bisedë që ky i fundit kishte zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kehoe ka thënë se Biden atëkohë i kishte thënë Thaçit se “unë e di që ti nuk e kontrollon UÇK-në”.

“Bombardimet funksionuan dhe edhe pse zoti Thaçi më tregon teksa u takova me të për disa orë se si ai bëri diçka – kjo është një mori e keqe. Ndikimi në rritje i UÇK-së në këtë proces ishte pikërisht ai, në rritje. Asnjë provë, asnjë. Ju mund të flisni për 1,500 luftëtarë, jo për 10,000. Më pyeti zoti Thaçi, më tha, jeni 29, si unë, kur ju morët detyrën. Keni ndonjë këshillë? Unë i thashë, mirë, nëse po pyesni, jam i lumtur t’ju them, megjithëse rrethana shumë të ndryshme. Ai tha, cila është këshilla juaj? I thashë nr. 1, mos e merr veten shumë seriozisht dhe, nr. 2, kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon ti UÇK-në”, ka shpjeguar avokati i Thaçit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 10:55:48" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 10:55" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 10:55

Ish këshilltari i Thaçit: Specialja ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së

Adil Behramaj, ish këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në shkrimin e bërë në Facebook, Behramaj ka thënë se beteja në Hagë është më së paku juridike.

“Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 10:32:41" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 10:32" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 10:32

Avokati: Thaçi s’ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në, s’kishte mundësi t’i parandalonte krimet që ndodhnin nëpër zona

Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit, në ditën e dytë të gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës mohoi të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në fjalën e tij, avokati tha se Thaçi nuk ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në

“Nuk ka pasur strukturë komanduese dhe kontrolluese mbi UÇK-në nga Hashim Thaçi apo askush tjetër që ishte pjesë e delegacionit në Rambuje. Ai thjesht nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në. Nuk kishte as pushtetin përfundimtar mbi politikën në UÇK. Provat nga Rambujeja tregojnë se Hashim Thaçi nuk e kishte mundësinë që të parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona”, deklaroi Kehoe.

Dhe sipas tij, megjithëse Hashim Thaçi ishte zgjedhur udhëheqës i delegacionit në Rambuje, pushteti real i takonte komandantëve të zonave.

Më pas avokati paraqiti delegacionin shqiptar në Rambuje ku bënte pjesë edhe Ibrahim Rugova, anëtarë të UÇK-së e persona të pavarur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-04-2023 10:16:27" ["time"]=> string(16) "04/04/2023 10:16" ["update"]=> bool(false) } 04/04/2023 10:16

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon me deklaratat e avokatëve mbrojtës

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdon këtë të martë me deklaratat hyrëse nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.

Të hënën u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.


Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.