Isak Shabani, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të hënën, gjatë dëshmisë së tij në rastin ku Dragisha Milenkoviq akuzohet për krime lufte, tha se gjatë qëndrimit të tij në burgun e Prishtinës përveç maltretimeve të dhunës fizike ka përjetuar edhe dhunën me elektroshok.
Milenkoviq po akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit.
“…. përveç maltretimeve të jashtëzakonshme, përveç dhunës fizike kam përjetu edhe dhunën me elektroshok. Me kanë mbajt të zhveshur edhe shufra e gomës është thyer në trupin tim”, ka deklaruar dëshmitari Shabani.
Ai ka thënë se është befasuar që ka kaq shume dëshmitarë të gjallë.
“… unë sot befasohem se si jemi kaq shumë dëshmitarë të gjallë. Unë në një rast kur jemi transferu nga Dubrava në Lipjan, pasi që e disha edhe gjuhën serbe, e dëgjova një gardian që thoshte mjaft kemi mbyt”, tha Shabani.
Tutje, ai tha se kur kanë arritur në burgun e Lipjanit ka pas shumë gardian dhe të burgosurit është dashur të kalojnë përmes një kordoni ku të gjithë gardianët e zyrtarët policor i kanë goditur me shufra gome.
Dëshmitari Shabani, tha se në një qeli të burgut kanë qëndruar rreth 30 – 40 veta, duke shtuar se uria kishte qenë e tmerrshme.
Ai deklaroi se ka qëndruar në qeli në vetmi për 8 muaj në burgun e Lipjanit, ku nga torturat e forta e të rënda ka menduar edhe për vetëvrasje.
Ai tha se më i kujtohet i akuzuari Dragisha Milenkoviq ka qenë pjesë e kordonit në burgun e Lipjanit.
Tutje, në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmia e dëshmitarit Muja Prekupi.
Gjatë dhënies së dëshmisë, dëshmitari Prekupi ka deklaruar se trajtimi i të burgosurve nga gardianët e burgut ka reflektuar nga gjendja e jashtme. Ai tha se se ka pasur momente shumë të rënda, ku zyrtarët e burgjeve janë sjell në mënyrë shumë të vrazhdët dhe janë bërë rrahje masive pa dallim.
Dëshmitari Prekupi ka thënë se me të arritur në burgun e Lipjanit kanë qenë të obliguar që dy nga dy të dalin nga autobusi, ku në të dyja anët ka pasur gardian të burgut e policë, të cilët sipas tij, kanë qenë të armatosur edhe me shkopa të bejsbollit, dhe kanë goditur të gjithë të burgosurit duke sharë e fyer.
Në pyetjen e prokurorit Atdhe Dema, dëshmitari ka thënë se të akuzuarin Dragisha Milenkoviq e njeh por që ky i fundit nuk e ka maltretuar, duke shtuar se i njëjti ka qenë mjaft aktiv kur i kanë sjell të burgosurit nga Rahoveci.
Lidhur me këtë, ai tha se vetë e ka parë edhe të akuzuarin Milenkoviq duke i maltretuar të burgosurit tjerë.
Aktakuza thotë se Milenkoviq, nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Çimburoviç, Bradiq dhe Iviq, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit, e pastaj kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte e shqelma.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar lëndime trupore dhe siç e shpjegojnë vetë viktimat, pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për ditë të tëra, i kanë ofenduar e sharë dhe i kanë kanosur seriozisht për jetë se do i vrasin të gjithë, veprime këto të cilat kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike tek ata.
Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
Milenkoviq ngarkohet edhe se në shtëpinë e tij më 21 qershor 2023, në Graçanicë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, policia ka gjetur një pistoletë, fishekë, karikatorë, thikë, shufër metalike.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?