LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore e Prishtinës kufizon aktivitetet si masë parandaluese ndaj coronavirusit

Gjykata Themelore e Prishtinës kufizon aktivitetet si masë parandaluese ndaj coronavirusit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se do të kufizojë aktivitetet e saja përkohësisht deri më 27 mars 2020.

Ky vendim është marrë sot pas takimit të mbajtur nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të kësaj gjykate.


“Në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus COVID-19 të datës 11.03.2020, nr.01/07 dhe Vendimit të KGJK-së të datës 12 mars 2020, nr. 52/2020, Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

•Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).

•Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.

•Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës duhet bashkangjitur provat.

•Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Këshilla si të mbrohemi nga Coronavirusi:

Si duhet pastruar duart në mënyrë efikase: