LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj një personi për marrje ryshfeti

Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj një personi për marrje ryshfeti

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale ndaj të dënuarit D.F. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit e ka refuzuar si të pabazuar  kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit D.F., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Gjakovë të dënuarin D.F., e ka shpallur fajtor për veprën penale “marrja e ryshfetit” dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej  dhjetë muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.200.

“Këtë shumë është i detyruar ta paguajë në afatin prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e nëse i dënuari nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti do të shndërrohet në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 60 ditë, duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim. Të dënuarit i ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të dënuarit D.F.  dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së pare”, thuhet në njoftim.


Tutje thuhet se nga shkresat e çështjes vërtetohet se i dënuari D.F, ishte inspektor në kuadër të ATK-së në regjionin e Prizrenit.

“Më datë 14.12.2018, i njëjti ka shkuar në punëtorinë e të dëmtuarit A.H., i cili duke u prezantuar si inspektor ka kërkuar dokumentacionin e firmës për kontroll, e në mungesë të kontabilistit ka shënuar në një fletë dokumentacionin e nevojshëm për kontrolle. Ndërsa me datë 18.12.2018, i dëmtuari A., së bashku me kontabilistin B.H. fillimisht kanë shkuar në ATK, janë takuar me inspektorin, të dënuarin D., i kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar, e më pastaj me sugjerimin e të dënuarit kanë dal në një lokal afër ATK-së. Aty i dënuari D. në cilësinë e inspektorit tatimor, pra si person zyrtar, me qëllim që të mos kontrolloi dokumentacionin financiar të ndërmarrjes “B.”, ka kërkuar dhe pranuar shumën prej 100 €, përmes ndërmjetësuesit B.H. “, thuhet tutjë në njoftim.

Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.23/2022 konkludon se vlerësimet e gjykatës së shkallës së parë, të miratuara edhe nga gjykata e shkallës së dytë, se i dënuari D.F., ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, janë të drejta dhe në mënyrë të pa dyshimtë kanë vërtetuar se i dënuari ka ndërmarrë veprime inkriminuese, të cilat përbëjnë tiparet e veprës penale, për të cilat është shpallur fajtor i dënuari D., prandaj nuk qëndrojnë  pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të dënuarit sikur pretendon mbrojtësi i të dënuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori