Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorit të Shtetit ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit ku ka kërkuar mbrojtjen e ligjshmërisë me rastin e arrestimit dhe paraburgimit të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara nën dyshimin e kryerjes së veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktgjykimin e datës 10 tetor 20124 thuhet se “Refuzohet si e pa bazuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë, ushtruar kundër_aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, PN.1.S.nr.165/2023 të datës 31.08.2023 Arsyetim Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.35/2023_e datës 19.08.2023, të pandehurve Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Screenshot 1 51

Gjykata e Apelit kishte marrë vendim me datë 31 gusht 2023 t’ua  ndërpresë  masën e paraburgimit  Irfan Lipovicës , Hafiz Garës  dhe Ridvan Muharremit të akuzuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore nën argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për  paraburgimin e të dyshuarve që u kishte caktuar gjykata e shkallës së parë.

Screenshot 2 30

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë në Gjykaten Supreme për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, ta aprovoj si të bazuar dhe të  anulohet aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë dhe çështjen ta kthen ne rivendosje.

Screenshot 3 29

Gjykata Supreme vlerëson se Prokuroria  Speciale nuk ka arritur që të argumentojë dyshimin e bazuar se  të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve të paraburgimit.  /Telegrafi/

Screenshot 4 16