Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurit Kujtim Gashi nga komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, dhe ka konstatuar se këto aktgjykime janë marrë me shkelje të ligjit penal, nga neni 385 pika 4 të KPPK-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i akuzuari në kohën kritike, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke e keqpërdorur pasurinë publike, me qëllim të përfitimit të dobisë për personat juridik “TV Besa” dhe “TV Opinion”.
“Në atë mënyrë që pa procedurat e tenderimit me të dy personat juridik, më datën 08.01.2015 ka lidhur kontrata për transmetim/ritransmetim të seancave të Asamblesë Komunale dhe pastaj janë autorizuar pagesat, për ‘TV Besa’ në shumë prej 1.750 euro ndërsa për ‘TV Opinion’ në shumë prej 6.700 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-42 Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, nr.03/L-048 dhe Rregulloren e Thesarit 01/2013 për Shpenzimet e Parasë Publike.
Kolegji i Gjykatës Supreme, mes tjerash gjen se esenca e veprimit të kundërligjshëm, të të pandehurit, është që nuk ka mundësuar konkurrencë ndaj të gjithë operatorëve, të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për të marrë pjesë në tenderim-konkurrencë. Ai ka mundësuar që drejtpërsëdrejti, punën të fitojnë operatorët e caktuar, me një kontratë të drejtpërdrejt në mes tij dhe operatorëve dhe për këtë ka qenë në dijeni të plotë. Andaj, te i pandehuri ka ekzistuar dashja e cila përfshinë dijeninë e tij se po e shfrytëzon pozitën e tij zyrtare, po i tejkalon kompetencat e tij dhe faktin se me këto veprime ai mundëson përfitim të kundërligjshëm për personin tjetër”, thuhet në njoftim.
Nga këto arsye Gjykata Supreme, ka konstatuar se aktgjykimet e kundërshtuara janë marrë me shkelje të ligjit penal ndaj të pandehurit, shkelje kjo nga neni 385.pika 4.të KPPK sepse me aplikimin e drejtë të ligjit penal, veprimet e tij duhej të konsideroheshin si vepër penale dhe kjo shkelje, në bazë të nenit 438 par.2 të KPPK, vetëm u konstatua, pa ndikuar në vendimin e formës së prerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës