LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme ka vërtetuar pezullimin e vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik

Gjykata Supreme ka vërtetuar pezullimin e vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik
Foto: Arkiv

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i vendimeve për leje ujore dhe mjedisore për Hidrocentralin “Lepenci 3” në Kaçanik deri në vendosjen përfundimtare të rastit sipas padisë.

Kështu thuhet në njoftimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike

“Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga pala e interesuar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.


Gjykata e Apelit po ashtu kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e të paditurës – Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe të palës së interesuar të parashtruara ndaj Aktvendimit të Gjykatës Themelore, me të cilin është aprovuar si i bazuar propozimi për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve të kontestuara”, thuhet në njoftim.

“Pra, Gjykata Supreme përfundimisht ka aprovuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për leje ujore dhe mjedisore, të cilat vendime janë kontestuar nga organizatat paditëse GLPS dhe Gjethi për arsye se procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik, ka pasur shumë shkelje ligjore si: (i) mos-zbatimi i procedurës së koncesionit (ii) mungesa e debatit publik apo mungesa e njoftimit adekuat të publikut për të, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj”, bën të ditur GLPS.

Sipas tyre, Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të lëndës ka gjetur se kërkesa e palës së interesuar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor është e pabazuar.

“Po ashtu, ka theksuar se gjykata e shkallës së dytë ka vepruar drejt kur ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të paditurës dhe të palës së paditur.

Kjo për arsye se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të përcaktuara me nenin 22 të Ligjit për konfliktet administrative dhe se vendimet e gjykatave të instancës më të ulët kanë rezultuar nga shkresat e lëndës nga të cilat kanë konstatuar se zbatimi i vendimeve të kontestuara me padi paraqet rrezik të shkaktimit të dëmit në mjedisin jetësor, degradimit potencial të natyrës. Gjykata Supreme ka vlerësuar se e drejta materiale është aplikuar drejtë dhe nuk është shkelur ligji në dëm të palës së interesuar.

GLPS dhe Gjethi mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Në fund, GLPS dhe Gjethi u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi, pra që të lajmërojnë Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në rast se Hidrocentrali “Lepenci 3” në Kaçanik vazhdon operimin pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, e për të cilin ne do të iniciojmë procedurat përkatëse ligjore. Së bashku duhet të kundërshtojmë rastet kur për përfitime financiare të personave privat dëmtohet interesi publik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori