LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Prishtinë dënon me pesë vjet burgim të akuzuarin për pjesëmarrje në grupe terroriste

Gjykata në Prishtinë dënon me pesë vjet burgim të akuzuarin për pjesëmarrje në grupe terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Y.B për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit.

I akuzuari Y.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me 5 vjet burg, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari Y.B me qëllim të bashkëngjitjes organizatave terroriste në muajin mars të vitit 2013, me dashje dhe me vetëdije të plotë duke qenë në dijeni që veprimi i tillë është i kundërligjshëm, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në atë mënyre që e ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të tij në Republikën e Kosovës.


Ai ka udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’ për në Turqi, e pastaj përmes Republikës së Turqisë ka udhëtuar drejtë shtetit të Sirisë dhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të merr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘’ Daela-Islamia’’, e cila më vonë është njohur si ISIS, organizatë kjo e shpallur, organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku ka qëndruar deri me datën 28 Maj 2022, kur edhe është kthyer nga Siria në Kosovë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori