LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Gjilan dënon grabitësit me 4 vite e 6 muaj burgim dhe 2.000 euro gjobë

Gjykata në Gjilan dënon grabitësit me 4 vite e 6 muaj burgim dhe 2.000 euro gjobë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve L. L. dhe K. Sh. nga Prishtina.

Të akuzuarit më 14.05.2018, rreth orës 22:15, në rrugën “Vëllezërit Maliqi”, në Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe të kanosjes kanë tentuar që ta përvetësojnë pasurinë e huaj të luajtshme, me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme.

“… Nën përdorimin e armëve dhe atë dy revole të kalibrit 7.65 mm, si mjete të rrezikshme, i dalin në rrugë të dëmtuarit A. H. gjersa ishte duke lëvizur me biçikletë, tentojnë t’ia marrin çantën me para. Pas shtyrjes – kacafytjes, i pandehuri L. L. e nxjerrë revolen me gaz nga brezi duke shtënë në afërsi të tij gjersa ishin duke u kacafytur, duke e parë këtë gjendje se nuk po mundet t’ia kapë çantën me para, ndërhynë i pandehuri K. Sh., ashtu që me revolen e tij të kalibrit 7.65 mm, armë e vërtetë shtinë në afërsi të tij njëherë dhe e godet me kondak të revoles në kokë – fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore”.


Sipas njoftimit, i dëmtuari duke bërtitur afër shtëpisë së tij e dëgjon bashkëshortja e tij H. H., e cila mundohet t’i ofroi ndihmë bashkëshortit të saj, ta tërheqë nga gjendja që ishte dhe duke bërtitur, ashtu që duke parë këtë situatë se nuk po munden që të arrijnë që t’ia kapin çantën e krahut që e kishte i dëmtuari, të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes me një veturë te markës Audi ngjyrë e zezë dhe rasti mbetet në tentativë.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprat penale “grabitje” dhe “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuar në kohëzgjatje prej 2 vite e 3 muaj burgim dhe 1,000  euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori