Gjykata merr vendim ndaj shtatë të dyshuarve për hyrje në sistemet kompjuterike e shpëlarje parash

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve N.S, E.S, D.B, A.J, M.D, K.S, G.S.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi”, “Shpëlarje e parave”, dhe i pandehuri N.S edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Katër prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa tre të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve N.S, D.B, M.D, K.S iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, masa e paraburgimit të pandehurve iu është caktuar në bazë të nenit 184, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, po ashtu është aprovuar kërkesa e PSRK-së edhe lidhur me të pandehurat E.S, A.J, G.S dhe të njëjtave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilën”, thuhet në komunikatën për media.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se Naser Smajli, Enuarta Smajli, Daip Beqiri, Arbenita Jetullahu, Muahmed Dragobuzhda, Kushtrim Sojeva dhe Gylsere Sojeva në bashkëveprime qysh nga vitit 2021 e deri në vitin 2024 ishin paraqitur me identitet të rremë si Ueli Schmidt.
Gjithnjë sipas kërkesë, thuhet se të njëjtit përmes telefonatave i kontaktonin viktima të ndryshme dhe i ofronin gjoja mundësin për të investuar në kriptovaluta.
Tutje, pasi që i kishin bindur viktimat për të investuar shuma të ndryshme e shuma duke arritur vlerën e 1 milion e 900 mijë euro ku viktimat i kishin nxitur që të dërgojnë para shtesë për tërheqjen e këtyre mjeteve.
Në këtë mënyrë viktimat ishin nxitur dhe kanë dërguar para në vlerë prej 900 mijë euro në Kosovës konkretisht në llogaritë bankare të të pandehurve në njërën nga bankat në Kosovë.
Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet se ta dyshuarit duke përdorur platformën “Opsion 888” dhe në “Trans Gain Capital” dhe “Biance” kishin manipuluar me aplikacione fiktive për t’í bindur të dëmtuarit se investimet e tyre janë rritur.
Të dyshuarit thuhet se përsëri viktimat i kishin mashtruar me premtimin se kompania e të dyshuarve ka ekip dhe se i njëjti mund të kthejë mbrapsht tërë investimin e bërë nga viktimat. /Telegrafi/





















































