Site icon Telegrafi

Gjykata lë në burg 24-vjeçarin që vrau nënën në Përmet

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Përmetit.

24-vjeçari rezulton një student ekselent që ka studiuar në Amerikë. Ai njihet si një person i qetë dhe pa precedent penal. I riu ka studiuar në SHBA, vend ku dhe jeton e punon.

Lexo po ashtu Mbyti nënën me plastmas, del foto e të riut nga Përmeti, student ekselent në Amerikë

Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”. /Telegrafi/

Exit mobile version