Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhrin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias.
Kjo gjykatë ka vendosur që t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterëve serverëve dhe celularëve të Lapsi.al.
“Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterët me të dhënat elektronike të gazetarëve.
“Ky është një vendim i qartë dhe nuk lë vend për interpretim. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut sipas rregullit 39 të Rregullores së Gjykatës, mund të vendos në raste shumë të rralla masa të ndërmjetme për çdo vend anëtar (si Shqipëria) të Konventës Evropiane të Drejtat e Njeriut. Këto masa të ndërmjetme janë masa me karakter urgjent të cilat sipas një praktike të konsoliduar të kësaj Gjykate aplikohen vetëm kur ka rrezik imediat dhe dëm të pariparueshëm për palën ankuese. Ky është një nga ato raste të rralla që është konstatuar për aplikim nga ky vendim i Strasburgut i cili detyron Shtetin Shqiptar që të ndaloj ekzekutimin e vendimit të Spak të dt 18 prill dhe të heq dorë nga sekuestrimi i serveri dhe pajisjeve që janë në pronësi të ankimuesve” komentoi për Lapsi një juriste e njohur.
Ndryshe, Oficerët e policisë gjyqësore, të hënën, kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe data bazën e të dhënave personale, që kanë rrjedhur prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.
LAPSI.AL nuk pranoi të dorëzonte materialet pasi ato mbrojnë burimin informacionit dhe tashmë këtij qëndrimi të gazetarëve i ka dhënë të drejtë edhe gjykata e Strasburgut.
Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit. /Lapsi.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri