LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Posaçme merr vendim për anëtarin e bandës në Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme merr vendim për anëtarin e bandës në Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme vendosi të vazhdojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristi Bixhekun, i dyshuar nga SPAK si anëtar i një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

30 vjeçari Bixheku u përball me Gjykatën e Posaçme gati 48 orë pasi u ekstradua nga Holanda në Shqipëri.

Masa “arrest në burg” në mungesë ndaj tij ishte vendosur në tetor 2023 nga Gjykata e Elbasanit, para se hetimi i grupit të Haxhiut të kalonte në duart e SPAK.


Ai u la në paraburgim si i dyshuar për veprat penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Bixheku ka siguruar lëndën shpërthuese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut në dhjetor 2022 në Lushnje, shkruan A2 CNN.

Në nëntor të vitit 2024 SPAK mbylli hetimet për nëntë persona të dyshuar si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, të akuzuar për 15 ngjarje krimilane, mes të cilave 4 vrasje, të zbardhura pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.