LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me dy vite burg

Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me dy vite burg

Gjykata e Posaçme GJKKO ka dhënë vendimin këtë të martë duke e dënuar me 2 vite burg kandidatin fitues të Bashkisë së Himarë, Fredi Belerin.

Beleri akuzohet për manipulim të zgjedhjeve. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, ndërkohë Prokuroria e Posaçme SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

Çështja Beleri në Bruksel, Rama i përgjigjet zyrtarit grek: Nuk ka arsye për të alarmuar botën, Shqipëria nuk është Siberi
Lexo po ashtu Çështja Beleri në Bruksel, Rama i përgjigjet zyrtarit grek: Nuk ka arsye për të alarmuar botën, Shqipëria nuk është Siberi

Në fjalën e tij, Alfred Beleri kërkoi drejtësi dhe nuk e konsideron veten fajtor për asnjë akuzë.


SPAK kërkon dy vite e gjashtë muaj burg për Fredi Belerin
Lexo po ashtu SPAK kërkon dy vite e gjashtë muaj burg për Fredi Belerin

“E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh”, tha ai.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore u dënua me 3 vite shërbim prove.

Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori