LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lezhës lë në burg Saraivën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Gjykata e Lezhës lë në burg Saraivën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Gjykata e Lezhës ka vendosur masë “arrest në burg pa afat” për shtetasin portugez, Ruben Saraiva.

Saraiva dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, shkruan Top Channel.

Kujtojmë se Ruben Saraiva u ekstradua dy ditë më parë nga Maroku.


Seanca u zhvillua këtë të martë në orën 10:00.

Ndërkohë në sallën e gjyqit ai ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje duke thënë se në Shqipëri ishte vetëm për turizëm.

“Nuk e kam njohur viktimën dhe emrin e tij e kam mësuar nga mediat”, ka thënë ai.

U ekstradua dy ditë më parë, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulaj del para gjykatës së Lezhës
Lexo po ashtu U ekstradua dy ditë më parë, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulaj del para gjykatës së Lezhës

Gjithashtu ka kërkuar edhe të njihet me dosjen.

Ndërkohë avokati i caktuar nga shtetit Elton Laska në një komunikim për mediat sqaroi se Prokuroria kërkoi masën arrest me burg.

“Prokuroria kërkoi masë arresti me burg, deklarimi i tij ishte që nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Gjykata e garantoi që do të kishte në dispozicion të gjithë fashikuj gjyqësor brenda një afati të parashikuar nga ligji dhe ai rezervoi të drejtën për të shprehur në një moment tjetër. Reagimi i tij ishte se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen dhe se e ka marrë vesh nëpërmjet mediave. Në Shqipëri kishte ardhur për pushime”, ka deklaruar avokati i caktuar nga shteti Elton Laska.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori