Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka humbur një pjesë të fuqisë së saj për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.

Vendimi historik i Gjykatës së Lartë të SHBA-së përfaqëson një pengesë të madhe për planet e presidentit amerikan, Joe Biden për klimën.

Aktivistët mjedisorë kanë reaguar me ankth, duke e quajtur vendimin “tejkalim gjyqësor”, raporton bbc.

Joe Biden nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë: Klima, myslimanët dhe pandemia Joe Biden nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë: Klima, myslimanët dhe pandemia

Çështja kundër EPA u ngrit nga Virginia Perëndimore në emër të 18 shteteve të tjera kryesisht të udhëhequra nga republikanët dhe disa prej kompanive më të mëdha të qymyrit në vend.

Ata po sfidonin nëse agjencia ka fuqinë për të rregulluar emetimet e ngrohjes së planetit për sektorët e energjisë në mbarë shtetin ose thjesht për termocentralet individuale.

Reklama

Këto 19 shtete ishin të shqetësuar se sektorët e tyre të energjisë do të rregulloheshin dhe ata do të detyroheshin të largoheshin nga përdorimi i qymyrit.

Reklama

Me gjatë vota pro dhe tre kundër, gjykata qëndroi në anën e shteteve konservatore dhe kompanive të karburanteve fosile, duke rënë dakord se Kongresi nuk kishte “qëllim të delegonte… vendim[e] të një rëndësie të tillë ekonomike dhe politike”.

Gjykata nuk e ka penguar plotësisht EPA-n që të bëjë këto rregullore në të ardhmen – por thotë se Kongresi duhet të thotë qartë se e autorizon këtë fuqi. Dhe Kongresi ka refuzuar më parë programet e propozuara të EPA për kufizimin e karbonit.

Reklama

Grupet mjedisore do të jenë thellësisht të shqetësuara nga rezultati pasi historikisht 19 shtetet kanë bërë pak përparim në reduktimin e emetimeve të tyre – gjë që është e nevojshme për të kufizuar ndryshimin e klimës.

Pasi nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë, Biden: Nuk kemi kohë për të humbur Pasi nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë, Biden: Nuk kemi kohë për të humbur

Shtetet përbënin 44 për qind të emetimeve në SHBA në vitin 2018, dhe që nga viti 2000 kanë arritur vetëm një reduktim prej 7 për qind të emetimeve të tyre mesatarisht.

Reklama

Kjo do të thotë se presidenti amerikan tani do të bëjë një ndryshim të politikës shkaku i këtyre shteteve ose një ndryshim nga Kongresi – përndryshe SHBA-ja nuk ka gjasa të arrijë objektivat e saj klimatike.

Reklama

Kjo është një humbje e rëndësishme për presidentin, i cili ishte zotuar për të rritur përpjekjet e SHBA-së për mjedisin dhe klimën.

Rezultati i këtij rasti do të vihet re nga qeveritë në mbarë botën, pasi do të ndikojë në përpjekjet globale për të trajtuar ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara përbëjnë gati 14 për qidn të emetimeve të gazrave serrë në botë. /Telegrafi/