LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Sead Koçanit në rastin “Trust”

Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Sead Koçanit në rastin “Trust”

Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Trust” dhe të akuzuarit Sead Koçan ia ka ulur dënimin nga gjashtë vite, në katër vite e tetë muaj burg. Kurse të akuzuarit Vasilije Aviroviq i ka shqiptuar masë alternative, gjegjësisht dënim me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.

Në lidhje me vendimet tjera të shkallës së parë për lëndën “Trust” Gjykata e Apelit i ka konfirmuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se vendimi do të publikohet i plotë në web-faqen e Gjykatës, në afat të paraparë me ligj.


Ndryshe, Koçan dhe Aviroviq në korrik të vitit të kaluar u shpallën fajtorë në procesin gjyqësor me emrin “Trust” për keqpërdorim të shpalljeve publike.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata me dokumente të rrejshme kanë fituar tender nga ELEM-i në vlerë prej 17.3 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori