LAJMI I FUNDIT:

Gjykata dënon me 200 euro kërcënuesin e gazetarit

Gjykata dënon me 200 euro kërcënuesin e gazetarit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar zyrtarin e prokurimit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Zenel Kuqi me 200 euro gjobë, pasi më 8 qershor të këtij viti, kishte kanosur gazetarin Bujar Vitija përmes telefonit lidhur me një shkrim që kishte publikuar në portalin “Shneta”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret trajtimin relativisht të shpejtë gjyqësor të kërcënimit ndaj gazetarit Bujar Vitija nga zyrtari publik Zenel Kuqi, por shpreh shqetësim për dënimin minimal të shqiptuar ndaj kërcënuesit.

“AGK konsideron se dënimet simbolike minimale reflektojnë negativisht në ambientin e të bërit gazetari dhe inkurajojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.


Aktgjykimi i shqiptuar nga gjyqtarja Anita Krasniqi Prenaj, mban datën 8 nëntor, ndërsa është bërë i ditur për AGK-në nga gazetari Bujar Vitija i cili e ka pranuar të hënën dokumentin nga gjykata.

Ai ka bërë të ditur se nuk është ftuar për të marr pjesë në asnjë seancë gjyqësore. AGK kërkon nga institucionet gjyqësore që t’i ftojnë gazetarët  për t’i dëgjuar versionet e tyre lidhur me kontestet që kanë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rithekson kërkesën ndaj institucioneve të rendit dhe të drejtësisë për trajtimin me prioritet të rasteve ndaj gazetarëve, për shkak të misionit të tyre në funksion të informimit dhe mbrojtjes së interesit publik. AGK po ashtu kërkon që sulmuesit dhe kërcënuesit e  gazetarëve të marrin dënim të merituar, me qëllim të parandalimit të akteve të tilla dhe krijimit të një ambienti të sigurt veprimi për  gazetarët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori