Një burrë kosovar është arrestuar në fshatin Volljakë të Klinës, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.


Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole dhe tri gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/