Gjuajtje me armë në një bazë ushtarake në Georgia, të paktën pesë ushtarë të lënduar

(E Plotësuar) Pesë ushtarë amerikanë u plagosën në të shtënat që ndodhën sot në bazën ushtarake Fort Stewart në shtetin federal të Georgias, konfirmuan autoritetet.
Sipas informacionit zyrtar, sulmuesi u arrestua dhe rreziku nuk ekziston më.
Pavarësisht kësaj, pjesë të bazës janë ende nën bllokadë.
Gjuajtje me armë në një bazë ushtarake në Georgia
Janë raportuar viktima gjatë në Fort Stewart të ushtrisë amerikane në Georgia, pasi një zëdhënës i policisë konfirmoi se “një person që po qëllon aktivisht”.
Natyrë e viktimave nuk është e qartë, raporton cnn.
Lt. Kolonel Angel Tomko, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Fort Stewart, nuk dha më shumë detaje, por faqja e verifikuar në Facebook për Fort Stewart Hunter Army Airfield njoftoi se “janë raportuar viktima dhe situata vazhdon. Bazamenti u mbyll në orën 11:04 të mëngjesit dhe forcat e rendit janë në vendngjarje”.
Fort Stewart i Ushtrisë Amerikane trajnon dhe dërgon në detyrë njësitë aktive dhe rezervë të ushtrisë dhe është baza e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
Ai ndodhet rreth 60 kilometra në jugperëndim të Savannah, Georgia. Mbi 10 mijë persona - ushtarë, anëtarë familjes dhe punonjës civilë të ushtrisë - jetojnë në bazë, sipas faqes së tyre të internetit.
Guvernatori i Georgias, Brian Kemp, shkroi në X se ishte në “kontakt të ngushtë” me forcat e rendit, duke shprehur trishtim për “tragjedinë e sotme në Ft. Stewart”.
“Ne i mbajmë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që përgjigjen thirrjes për të shërbyer në zemrat dhe lutjet tona, dhe u kërkojmë të gjithë xhorxhianëve kudo të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ai.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump raportohet se është informuar për rastin dhe po e ndjek për së afërmi. /Telegrafi/



















































