LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Pushteti me vite po monitoron qytetarët

Gjorçev: Pushteti me vite po monitoron qytetarët

Qeveria me vjet po i monitoron qytetarët, është e qartë se aktiviteti kryesor i LSDM-së është që të dhunojë njerëzit nëpërmjet shërbimeve sekrete, shërbimeve gjysmë sekrete që të vijë në pushtet dhe pastaj asgjë të mos bëj, deklaroi Vllatko Gjorçev për “Alfa”.

“Ai aplikacion për të cilën fliste dje Momirovski nga selia e kandidates Siljanovska, vërtet është shqetësuese, me atë aplikacion kontrollohen lëvizjet e qytetarëve, ku shkojnë, kush është në afërsi të tyre, çka kërkojnë në internet, si kërkojnë, kë pëlqejnë”, tha Gjorçev.

Momirovski: Kërkojmë që të hetohet aplikacioni që LSDM e ka shfrytëzuar për grumbullimin e të dhënave të qytetarëve
Lexo po ashtu Momirovski: Kërkojmë që të hetohet aplikacioni që LSDM e ka shfrytëzuar për grumbullimin e të dhënave të qytetarëve

Goran Momirovski, anëtari i grupit të kandidates për presidente të vendit, Gordana Silajovska, sot tha se në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ka folur për ankesat e djeshme të disa institucioneve, të cilat shprehëm dyshime për rregullsinë e këtyre zgjedhjeve në kontekstin e aplikacionit të LSDM-së për grumbullimin e të dhënave nga qytetarët për të cilën dyshojnë se kanë përfunduar në serverin e LSDM-së./Telegrafi/