"Gjithmonë kam dashur ta shoh me fanellën e Realit" - Makelele me fjalë të mëdha për yllin e PSG-së

Ish-mesfushori francez Claude Makelele ka deklaruar se do të kishte dashur që Real Madridi ta kishte nënshkruar mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos.
52-vjeçari ka folur fjalë të mëdha për kapitenin e parisienëve, derisa ka thënë se do të donte ta shihte atë duke luajtur në Santiago Bernabeu.
“Gjithmonë kam dashur ta shoh Marquinhos te Real Madridi. E dua këtë djalë. Kam punuar me të te PSG, me Ancelottin. Cilësia e tij, puna e tij, pasioni i tij, durimi i tij… Ai është përmirësuar shumë, shumë”, tha Makelele.

Ai shtoi se edhe pse aktualisht Marquinhos luan për “ekipin më të mirë në botë”, Paris Saint-Germain, mbrojtësi është lojtari që Makélélé do të dëshironte të shihte në Madrid.
“Ai është shumë inteligjent. Dhe tani për tani, nuk shoh shumë mbrojtës të aftë të luajnë një kundër një. Ai po. Ai është lojtari i ëndrrave të mia për Real Madridin, por nuk mendoj se Parisi do ta lërë të shkojë”, përfundoi ish-lojtari francez.
Makelele ka luajtur për tre vite te Real Madridi nga 2000 deri në 2003, para se t'i bashkohej Chelseat ku qëndroi pesë vite në Stamford Bridges. /Telegrafi/















































