LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë frikën ndaj gjilpërave, Eni Koçi thotë se e mori dozën e parë të vaksinës: Duhet injoruar teoritë që kundërshtojnë marrjen e saj

Me gjithë frikën ndaj gjilpërave, Eni Koçi thotë se e mori dozën e parë të vaksinës: Duhet injoruar teoritë që kundërshtojnë marrjen e saj
Foto: Eni Koçi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka bërë të ditur se të martën e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Ajo publikoi në InstaStory një video-selfie të shkurtër nga qendra e vaksinimit, ku shkruante: “Gati për të marrë dozën e parë të vaksinës”.

Tutje, këngëtarja në një imazh tjetër të ndarë me fansat e saj u shpreh se i ka shumë “frikë” gjilpërat, por që i rezistoi asaj të vaksinës kundër coronavirusit.


Foto: Eni Koçi/InstaStory

Në mbishkrimin e fotografisë, Koçi iu bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj që të mos e neglizhojnë procesin e vaksinimit, ndërsa tha se lloji i vaksinës të cilën ajo e mori ishte vaksina gjermano/amerikane Pfizer.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Unë dhe tmerri im nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës”, ka shkruar këngëtarja e njohur në mbishkrimi ne fotografisë.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

Eni përndryshe ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Kosovë për të jetuar me partnerin e saj, këngëtarin dhe reperin Genc Prelvukaj.

Foto: Eni Koçi/Instagram

Shumë kolegë të saj, kryesisht figura publike, kanë shfrytëzuar influencën e tyre në rrjetet sociale për t’i bërë thirrje sa më shumë popullatës që të marrin vaksinën anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori