LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për rastin tragjik në Tetovë

Gjithçka që duhet të dini për rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 05:00 ka ndodhur një zjarr që ka kapluar një shtëpi në rrugën ”Goce Dellçev” dhe si pasojë, kanë pësuar edhe dyshtëpitë fqinje.

Në shtëpinë e familjes Zylbeari zjarri ka marrë jetën e katër fëmijëve të mitur 6, 9, 12, 14 vjeç dhe nënës së tyre F.Z (39 vjeç) që kanë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë. Në katin e parë kanë qenë gjyshi 77 vjeç dhe gjyshja 66 vjeç. Që të dy kanë mundur të shpëtojnë pa lëndime.


07:30 Telegrafi ka kontaktuar policinë e Tetovës për më shumë detaje nga Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë. I njejti e konfirmon rastin por nuk jep asnjë informacion më shumë.

Ora 08:00 Telegrafi Maqedoni kontakton udhëheqësin e Brigadës së Zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti për të vërtetuar informacionin. Edhe prej Alitit nuk pati konfirmi për numrin e viktimave por i njejti konfirmoi rastin dhe njoftoi se zjarri është shuar.

Ora 08:30 Konfirmohet se ka viktima dhe se janë djegur disa shtëpi në fqinjësi.

Ora 09:30 Policia e Tetovës izolon lagjen.

Më vonë prokuroria ka dalë me qëndrim se ekspertë të forenzikës dhe ekipe të EVN Maqedoni do të hetojnë rastin dhe shkaqet e tragjedisë.

Rreth orës 12:00 Policia del edhe me kumtimin zyrtarë për këtë rast duke konfirmuar vdekjen e pesëfisht.

Rreth orës 12:30 Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës arrin në vendin e ngjarjes.

Trupat e pajetë janë dërguar për autopsi ku edhe zyrtarisht do të dihen shkaqet që kanë çuar deri në vdekje të pesë personave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori