Gjirafa merr investim prej 6.7 milionë dollarë të Serie B nga Rockaway Capital dhe investitorë amerikanë për dixhitalizimin e Ballkanit
Gjirafa e kurorëzon pozitën e saj si unicorn i teknologjisë në Ballkan me investimin Venture Capital rekord në fushën e ekonomisë dixhitale. Me tre milion përdorues unik në muaj, në të gjitha shërbimet e Gjirafës dhe me portfolio në rritje të madhe ka tërhequr investimin nga Rockaway Capital që ka përkrahur kompaninë nga viti 2016. Investimi i ri ka për qëllim zgjerimin e produkteve aktuale në rajon.
Rockaway ka filluar me investimin e parë në Gjirafa në muajin shkurt të vitit 2016 me qëllim që të përkrahë kompaninë në planin e saj për tu bërë pionier i ekonomisë së internetit në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë. Në tri vitet e fundit, Gjirafa jo vetëm që ka arritur këtë objektiv mirëpo i ka tejkaluar shumë nga to, produktet e Gjirafës tashmë janë lider në shitjen online, video-përmbajtje dhe marketing dixhital.
Duke shpjeguar arsyet për investimin e ri, Dušan Zábrodský, partner për investime në Rockaway u shpreh se, “Mërgim Cahani dhe ekipi i tij kanë dëshmuar besimin tonë dhe kanë arritur suksesshëm të ndërtojnë thelbin për inovacion për tërë rajonin. Duke ju falënderuar kësaj përvoje pozitive në jemi të përkushtuar të ndërtojmë ekonominë digjitale në rajon dhe aktivisht jemi në kërkim të mundësive të reja për investim, duke përdorur përvojën tonë për të digjitalizuar industritë tradicionale”.
Gjirafa tashmë konsiderohet një investim strategjik afatgjatë nga ekipi investues i Rockaway. Fokusi i kompanisë është ndërtimi i një rrjeti të tërë rreth Gjirafës me shërbime tjera inovative që do të përdoren në rajon. Duke përdorur të njëjtën strategji, Rockaway ka arritur sukses në regjionin DACH (Gjermani, Austri, Zvicër), ku ka ndërtuar platformën online për udhëtime nën brendin Invia Group dhe po ashtu në fushën e shitjes online përmes Mall Group që operon në shtatë tregje në regjionin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto kompani kanë kontribuar fuqishëm në të ardhurat e Rockaway, që kanë tejkaluar vlerën prej 2 miliardë euro në vitin 2018.
“Viteve të fundit ne kemi arritur progres në krijimin e përvojës për ndërtimin e këtyre platformave. Për më shumë, ne i kemi verifikuar këto principe në disa segmente të ekonomisë digjitale dhe jemi konfident që tani mund të aplikojmë ekspertizën tonë për të përkrahur regjionin e Ballkanit, në këtë mënyrë qytetarët do të kenë qasje në shërbime të reja me kualitet të lartë”, shtoi Dušan Zábrodský.
Gjirafa Inc. është bërë akter kyç i shitjes online në rajon, marketing dixhital dhe me video OTT: GjirafaVideo dhe GjirafaStudio, ekuivalent si Hulu dhe Netflix, duke prodhuar përmbajtje origjinale momentalisht ka rreth 1 milion minuta video-shikueshmëri në ditë (dhe rritje dyshifrore në baza mujore) me mbi 80 kanale online me partnerët e saj.
“Gjirafa Inc., është kompania me rritjen më të madhe në rajon, rritja është impresive vjetore prej 314% CAGR në katër vitet e fundit. Për ta vënë në perspektivë më të qartë, duke normalizuar treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Kosovë dhe Shqipëri dhe me ato të SHBA-së, Gjirafa ka një rritje të të hyrave të barazvlefshme me Google që ka pasur prej vitit 2001-2004 dhe vazhdon rritja në të njëjtën linjë. Kjo rritje për tu krenuar nuk do të ishte e mundur pa ekipin e jashtëzakonshëm të Gjirafës, që do të dyfishohet duke ju falënderuar investimit nga Rockaway dhe investitorët e tjerë” shtoi Mergim Cahani, themelues dhe shef ekzekutiv i Gjirafa.
Rockaway Capital dhe Gjirafa vazhdojnë në realizimin e vizionit për ndërtimin e ekonomisë së Internetit në rajon me përkushtim të lartë për të rritur thellësisht përmes inovacionit të teknologjisë.
Krahas investimit te Rockaway Capital, në këtë rund po ashtu kanë investuar: Even Berntsen (ish-drejtor menaxhues në JP Morgan dhe State Street), Bleron Baraliu (listuar në top 30 ndërmarrës nën 30-vjeç nga Trader Magazine), Vincent Dahinden (shef ekzekutiv tek Solum Financials, ish-pjesë e Citibank, Merrill Lynch, Bear Stearns), Semyon Dukach (ish-drejtor menaxhues në TechStars Boston), të cilët i janë bashkuar grupit ekzistues të investuesve angels si Esther Dyson, Ondrej Bartos dhe Philip Steahelin.
Rreth Gjirafa
Gjirafa Inc. është kompani amerikane, e themeluar në SHBA, me investitorë amerikanë dhe çek, ku është e fokusuar të ofron produkte të Internetit në Ballkan. Gjirafa është platforma më e madhe e përmbajtjes me video, shitjes online dhe kërkimeve të përgjithshme dhe vertikale me specializim në gjuhën shqipe. Gjirafa ka shërbyer si katalizator në zhvillimin e një ekosistemi modern të internetit në rajon dhe tani udhëheq shërbime të shumta të internetit.
Rreth Rockaway Capital
Rockaway Group është themeluar në vitin 2013 si vazhdimësi e investimeve private të ndërrmara nga Jakub Havrlant me qëllim të zhvillimit të një grupi që do të ndryshojë modelet tradicionale të biznesit, bazuar në teknologjitë e reja dhe ekonominë dixhitale. Rockaway është aktive në e-commerce, platformave online për udhëtime dhe rezervime, duke operuar në DACH, CEE dhe Ballkan.
Rockaway luan një rol aktiv në kompanitë e saj dhe shumë shpesh është e përfshirë në operacionet e tyre ditore. Përveç shtyllave kryesore të portfolios, Rockaway në vazhdimësi është në kërkim të mundësive të reja në mesin e start-up në fushën e fintech dhe blockchain.
Kompanitë nën administrimin e Rockaway kanë arritur të gjenerojnë më shumë së 2 miliardë euro të hyra në vitin 2018 dhe të punësojnë më shumë se 5 mijë persona në 17 shtete evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Si mund t’ju lejojë AI ‘të flisni me hapësirën’?
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome
xAl tani vlerësohet më shumë se sa ka paguar Musk për ta blerë Twitter
Jozyrtate – Specifikat e mahnitshme të Samsung Galaxy S8!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje