LAJMI I FUNDIT:

Gjira flet për jetën larg vendlindjes

Gjira flet për jetën larg vendlindjes
Gjira Kajtazi (Foto: Instagram/gjirakajtazi)

Rap-artistja e njohur shqiptare, Gjira, vite më parë e ka kurorëzuar lidhjen me martesë me futbollistin Ali Ibrahimi. 

Bukuroshja jonë po ashtu tash e disa vite është shpërngulur në Gjermani, teksa po e vazhdon jetën dhe karrierën e saj prej këngëtareje.

E njëjta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilës rrëmbejnë vëmendje thuajse gjithnjë.


https://www.instagram.com/p/B0Wsv8EHzcU/

Së fundmi, Gjira në llogarinë e saj personale, Instagram, e ka bërë një postim rreth jetës së saj larg vendlindjes.

“A më mirë këtu a atje? Kurrë nuk kam ditë çfarë të them kur më është parashtruar kjo pyetje. Pas 26 viteve gurbet, me thanë çka është më mirë atje, njerëzit këtu preken. Mendojnë që dëshirojmë të shesim mend, ose po na duket vetja më mirë, të themi çfarë na pëlqen në Kosovë, na pyetni pse po vini këtu, këtu nuk është mirë, këtu nuk është vend për pushim, realiteti është se kam vizituar vende të ndryshme dhe normal që trafiku është më katastrofë, dhe po ne jemi njerëz të egër, edhe flisni me të madhe. Por, sillu ka të sillesh, kur jam në oborr me prindërit e mi, çaji dhe farat, nuk ka ndjenjë më të mirë, askund nuk të pushon shpirti si në vendlindjen tënde. Nuk e di djalit tem a do i pëlqejë Kosova apo ndoshta nuk do të flasë shqip por do provojë të ia tregojë anën e bukur të vendit tim. Keq e mirë gjithkund, as më mirë atje e as më keq këtu. Por, thjesht e pazëvendësueshme, e pa krahasueshme, të fala nga shaci i Gjermanisë”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore “Nuse”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga Gjira në versionin ‘audio’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori