LAJMI I FUNDIT:

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin, Albin Kurti, apo çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.

Limaj refuzonte të vendoste “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie – përfshirë këtu Vetëvendosjen – për formimin e qeverisë së re.

Deklarata e Limajt është komentuar në Debat Plus nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.


Në zgjedhjet e 9 shkurti, AAK dhe Nisma siguruan 7.46% të votave, duke fituar 8 mandate në Kuvend – AAK 5 deputetë ndërsa, Nisma 3 deputetë.

Gjini e kritikoi këtë qëndrim, duke e cilësuar të gabuar daljen me një deklaratë të tillë menjëherë pas zgjedhjeve.

Në përpjekje për të dhënë një interpretim më të butë të situatës, Gjini theksoi se dëshiron t’i besojë narracionit pozitiv të Nismës se Limaj ndoshta nuk e ka pasur këtë qëllim me deklaratat e tij.

“Ka gabuar. Nuk është në rregull ashtu me dal pas zgjedhjeve, edhe me tregu asi pozicioni sepse ne e kemi pas një partneritet… Du me i besu pjesës së mirë të narracionit, tregimit pozitiv të tyne, të NISMA-s. Unë i besoj shpjegimit që nuk ka menduar ashtu, dhe është shpjegim i mirë. Por në politike kur i nxjerrim fjalët prej gojës, nuk mundemi me i kthye më. Kështu më mirë është me provu mos me fol para vaktit”, ka thënë Gjini në Debat Plus. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori