LAJMI I FUNDIT:

Gjilani nis ndërtimin e “Rrugës së Kumanovës”, kosto 305 mijë euro

Gjilani nis ndërtimin e “Rrugës së Kumanovës”, kosto 305 mijë euro

Komuna e Gjilanit ka nisur ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” në gjatësi prej 870 e metrave.

Gjatë vizitës së punimeve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge po bëhet nga granti i performancës që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lolal dhe DEMOS si rezultat i performancës së lartë për vitin 2017.


“Jam shumë i lumtur që filluam me pjesën e parë të kësaj rruge, e cila është një arterie shumë e rëndësishme e qarkullimit të qytetarëve dhe e shkarkon jashtëzakonisht shumë pjesën e qytetit nga komunikacioni. Po e ndërtojmë fillimisht infrastrukturën nëntokësore, për të vazhduar me atë mbitokësore, trotuaret e ndriçimin”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit ka njoftuar se rruga ka gjatësi prej 11 metrash dhe do të punohet sipas standardeve më të larta.

Ndërtimi i pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” kap koston e 305 mijë eurove, ku 205 mijë euro janë nga granti i performancës, ndërkaq Komuna participon me 100 mijë euro. /Telegrafi/