Gjilani ka dalë me njoftim për shtyrjen e ndeshjes me Ballkanit që ishte duke u zhvilluar në kuadër të javës së 27të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja ishte në sekondat e fundit të takimit, kur Enea Koliçi i gjilanasëve shënoi me kokë, për t’i barazuar shifrat në 1-1.


Kjo bëri që tifozët vendas të futeshin në fushë dhe nga kjo turmë e ka pësuar portieri i klubit nga Theranda, Stivi Frashëri, që u godit me shkelm në kokë.

Gjilani ka lëshuar njoftim zyrtar për ndeshje, të cilin mund ta lexoni më poshtë (pa ndërhyrje):

ZYRTARE: Ndërpritet ndeshja Gjilani - Ballkani

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë me vendim final të gjyqtarit kryesor Genc Nuza në minutat shtesë të takimit (1-1).

Klubi pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave.

Zyrja për informim. /Telegrafi/

telegrafi sport app